Gjendet pa jetë 68-vjeçari në Sarandë, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbi teksa kulloste bagëtitë

30/01/2023 12:30

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Dhivër të Sarandës.

Policia bën me dije se i moshuari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel