E papritur prej tij, Bill Gates habit me parashikimin e ri: Pas 20 vitesh, do jemi…

30/01/2023 15:50
Bill Gates

I famshëm për pasurinë e madhe që ka arritur të grumbullojë, për investimet dhe veprat e bamirësisë, Bill Gates së fundi nsii të njihet edhe për të ashtuquajturat “profeci të tij”.

Manjati nuk ka reshtur së foluri për kërcënimet ekzistenciale globale, siç janë ndryshimet klimatike ose pandemitë e ardhshme që mund të prekin botën. Parashikimet e tij kanë qenë përgjithësisht të zymta, por këtë radhë bashkëthemeluesi i Microsoft befasoi me pohimin e tij optimisht lidhur me të ardhmen e njerëzimit.

I pyetur rreth sfidave me të cilat mund të përballen brezat e rinj, Gates u shpreh se beson që të lindurit brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojnë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.

“Unë jam ende shumë optimist dhe them se do të kishte shumë mirë pot ë kisha lindur në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara”, është shprehur ai. Në muajin tetor, një sondazh i Gallup zbuloi se vetëm 42% e amerikanëve besojnë se të rinjtë e sotëm do të kenë “një standard jetese më të mirë” se prindërit e tyre.

Ky numër është 18% më i ulët sesanë vitin 2019 dhe shënoi nivelin më të tkurrur të optimizmit në rreth tre dekada, bazuar në sondazhe të ngjashme në të kaluarën po sipas Gallup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA