“Çapaçulja ime…”, Zaimina Vasjari uron të bijën për ditëlindje me shprehjen e Luiz Ejllit

30/01/2023 21:15

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Ajo është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Ditën e djeshme vajza e Zaiminës ka festuar ditëlindjen dhe për këtë këngëtarja ka organizuar një festë. Vetëm pak më parë Zaimina ka postuar në Instagram disa foto me vajzën e saj dhe pamje nga festa e djeshme, duke uruar kështu publikisht vogëlushen e saj.

Ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte mënyra se si ajo e quan, “Çapaçulja ime”, një shprehje shumë e populluar tashmë në Shqipëri e përdoruar nga banori i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli. Epo me këtë gjithashtu Zaimina na ka treguar se është edhe një mbështetëse e Luizit përsa i përket banorëve të “BBV2”.

Çapaçulja ime ti, gëzuar! Lutem të të fali Zoti shëndet e jetë, lumturinë do të ta fal unë gjithë jetën. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që na i bën këtë 5 vjetor kaq magjik!
Faleminderit!

Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë së të gjithë shqiptarëve.

Shumë prej vipave kanë mbështetur publikisht personazhet që ndodhen brenda shtëpisë e një ndër to ka qenë edhe Zaimina, e cila së fundmi ka postuar një foto të Luizit duke ndihmuar Kiarën të rregulloj fustanin dhe i ka vendosur secilit nga një kurorë. Duket se Zaimina është një përkrahëse e madhe e tyre.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel