Haki Lika, nga fshati Petovë e Fierit dikur ka qenë mësues biologji-kimie.

Puna si mësues biologji e ndihmoi atë që në vitet 1990, të ndërtonte serën e parë më perime në fshat.

Në një sipërfaqe toke prej 7 dynym, ai kultivon speca dhe domate. 70 vjeçari thotë se në këto 30 vite cilësia e mirë e produkteve bujqësore i ka siguruar atij tregun.

“I bëj trajtime speciale, me lëndë organike. Zgjedh plehun më të mirë, që i shërbejnë bimës”- shprehet fermeri.

Shija e domates sipas Hakiut, garantohet nga pjamim natyror që bëjnë bletët në serën e tij.

Pjeka duhet biologjike, vetëm në pemë. Duhet të piqen sipas radhës, kjo i ka të gjitha parametrat e cilësisë, shijen dhe ngjyrën”– shprehet fermeri Haki Lika.

Në këto 30 vite pune si fermer, Hakiu ka mësuar se një produkt i pastër nga hormonet dhe pesticidet nuk mbetet kurrë pa shitur.

Të njëjtën gjë është munduar ta përcjellë edhe tek fermerët e rinj të familjes së madhe Lika.

Top Channel