Java e modës në New York/ Elton Ilirjani, “Fytyrë Kryesore” në Spring Studios

29/01/2023 23:01

Elton Ilirjani ka lajmëruar daljen e radhës në “New York Fashion Week”.

Në Instagram-in e tij personal, faqe e cila aktualisht numëron mbi 10 milion ndjekës, Elton Ilirjani ka treguar se do të japë performancën e radhës në Javes e Modës në New York.

New York fashion Week mbledh designer-at me në zë nga e gjithë bota në qytetin që nuk fle kurrë.

Ilirjani, edhe këtë herë bashkëpunon me “Mua Mua” dhe “Besfxxk”, brand-in e njohur korean, i cili do të risjellë sfilatën e radhës në Spring Studios, studioja prestigjoze në të cilën shumë pak personalitete kanë patur fatin të shkelin, ndër ta edhe biznesmeni i njohur shqiptar, tashmë model, Elton Ilirjani!

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA