Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 miliardë euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët
04/12 20:04
Ilda dhe Petro janë përjashtuar nga Për’puthen.
Vendimi drastik erdhi pasi ata kanë rënë dakord të ishin pjesë e një loje, duke shkelur rregullat e programit.
Gjatë zënkës me njëri-tjetrin, ata pranuan se nuk kishin pasur ndjenja dhe se ishin shtirur sikur kishin pëlqim.
Debati mes të dyve nisi kur Petro vendosi të deklarohej për Ildën, kurse kjo e refuzoi me arsyen se ai i kishte premtuar Irisit që të deklaroheshin bashkë.
Nga ana tjetër ai u shpreh se i kishte thënë Ildës që të dilnin bashkë nga program, pasi nuk donte të qëndronte më.
Ilda tha se ai kishte luajtur me të dhe se ajo nuk ishte bërë pjesë e planit, por në këtë situatë të paqartë, u mor vendimi që edhe Ilda të largohej.
Top Channel