Vrasja e një polici dhe plagosja e kolegut të tij/ Zbulohet denoncimi i çobanit që konstatoi vend-strehimin e Violand Braçellarit: Më dhunonte, armën e mbante me vete gjithmonë 07/06 15:41
Ilda dhe Petro janë përjashtuar nga Për’puthen.
Vendimi drastik erdhi pasi ata kanë rënë dakord të ishin pjesë e një loje, duke shkelur rregullat e programit.
Gjatë zënkës me njëri-tjetrin, ata pranuan se nuk kishin pasur ndjenja dhe se ishin shtirur sikur kishin pëlqim.
Debati mes të dyve nisi kur Petro vendosi të deklarohej për Ildën, kurse kjo e refuzoi me arsyen se ai i kishte premtuar Irisit që të deklaroheshin bashkë.
Nga ana tjetër ai u shpreh se i kishte thënë Ildës që të dilnin bashkë nga program, pasi nuk donte të qëndronte më.
Ilda tha se ai kishte luajtur me të dhe se ajo nuk ishte bërë pjesë e planit, por në këtë situatë të paqartë, u mor vendimi që edhe Ilda të largohej.
Top Channel