Banorët e Bërxullës, protestuan sërish këtë të diel.

Ata dolën në rrugën kryesore për të ndaluar qarkullimin e automjeteve në shenjë proteste për tokat e tyre që preken nga rruga e re Thumanë-Kashar.

Ata kërkojnë që prona e tyre të vlerësohet me çmimin e tregut.

Me 440 lekë çfarë toke të blej unë? Më thuaj ku është kjo toka dhe shkoj dhe e ndërtoj unë shtëpinë atje. Ne nuk jemi kundra zhvillimit por duam që toka jonë të vlerësohet siç duhet”- shprehet një prej banorëve të prekur.

Protestuesit kësaj nuk kanë paraqitur vetëm kërkesa, ata thonë që janë të gatshëm të ulën në një tavolinë me ministrinë e infrastrukturës për të firmosur një marrëveshje që u leverdis të dyja palëve.

“ Ju lutem shumë ejani dhe të bisedojmë. Ne nuk duam përplasja jemi gati për marrëveshje të na dëgjoni, kemi nevojë të dëgjoni zërin tonë, pasi ne jemi banorët e vërtetë të tokave në Bërxullë. “

“Çfarë do bëhet me tokën time? Duam sqarime ejani dhe të bisedojmë. “- shprehen protestuesit.

Banorët e Bërxullës protestat për të mbrojtur pronën e tyre i nisën në muajin nëntor, tre muaj më parë ata mësuan që nga  koncesioni Thumanë –Kashar do të preken 30 ha tokë dhe 20 banesa të kësaj zonë.

Top Channel