Foto Ilustruese

Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite, pas një aksidenti në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup rreth orës 16:45.

Viktima i identifikuar si F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind të Gjirokastrës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra“, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel