Një nëntë vjeçare mbeti e plagosur këtë të shtunë pasi u përplas nga një motor në rrugën “Demokracia” të kryeqytetit.

35-vjeçari me iniciale G. M. që drejtonte motorin ka aksidentuar të miturën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 35-vjeçari u arrestua pas disa orësh dhe do të hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”

“Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Top Channel