Skafi pëson defekt, katër anëtarët e bordit shpëtohen nga policia kufitare

28/01/2023 20:45

Një skaf me katër anëtarë në bord ka pësuar defekt këtë pasdite teksa lundronte në gjirin e Vlorës.

Një skaf me katër anëtarë në bord ka pësuar defekt këtë pasdite teksa lundronte në gjirin e Vlorës.

Kapiteni i mjetit turistik kërkoi ndihmë rreth orës 14:00.

Menjëherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil, njofton policia.

Katër anëtarëve që ndodheshin në bord u është dhënë ndihma dhe janë shoqëruar në breg.

Top Channel