Shqiptari në Itali la trafikun e drogës për të punuar në ndërtim/ Ish-anëtarët e grupit kriminal i bëjnë atentat, 25-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por… Një konflikt për motive banale ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Fierit mes dy personave, njëri prej të cilëve ka mbetur i lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në rrugën “Jakova Xoxa”. Ka qenë një konflikt i çastit që ka bërë që 29-vjeçari me iniciale R.Ç. të godasë me sende të forta 40-vjeçarin me inicialet F.Sh.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një çekan, një kaçavidë dhe një kapuç.
Mësohet se ka qenë një sherr mes dy personave ai që sjellë në vendin e ngjarjes uniforma të shumta policore, ndërsa
Qytetarët që kanë parë sherrin janë alarmuar, ndërsa i janë frikësuar faktit se mund të kishte një për përshkallëzim të konfliktit.
40-vjeçari është lënduar në dorë, ndërsa shtetasi tjetër është shoqëruar në komisariat.
Top Channel