Dinamo vrapon drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Blutë e kryeqytetit kanë triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Luzit dhe janë shkëputur në krye me 27 pikë, 3 më shumë se Korabi i vendit të dytë.
Redon Danaj shënoi dy gola të shpejtë për Dinamon, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, kavajasit rihapën takimin me autogolin e Imamit, por pa arritur të shmangin humbjen.
Zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit Flamurtari, që u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Apolonia në Fier. Pavarësisht një merkatoje të bujshme, vlonjatët ishin larg pritshmërive dhe me humbjen e sotme zbritën në vendin e katërt me 22 pikë.
Nga ana tjetër, Korabi i falet golit të Vilson Lilës për të marrë tre pikët në transfertën lezhjane ndaj Besëlidhjes dhe për t’u ngjitur në vendin e dytë, menjëherë pas Dinamos.
Vijon ngjitjen edhe Skënderbeu, që pasditen e sotme triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Lushnjës, teksa golat për korçarët u shënuan nga Abubakari në të 67-ën dhe Dean Liço në të 89-ën me penallti.
Rezultatet e Kategorisë së Parë:
Top Channel