Me kalimin e ditëve, gjithnjë e më shumë shfaqen informacione për burgosjen e Dani Alves dhe përdhunimin e tij të dyshuar të një vajze në një klub nate të Barcelonës.
Dëshmitë e vajzës, së bashku me dëshmitarët dhe mbi të gjitha rrëfimet kontradiktore nga vetë Dani Alves, e bëjnë edhe më të vështirë situatën e ish-lojtarit.
Prezumimi i pafajësisë së Dani Alves po gjykohet nga opinioni publik dhe tani ka pak mbështetës. Joana Sanz, bashkëshortja e tij aktuale, në fillim e mbështeti, por tashmë i ka fshirë të gjitha gjurmët e brazilianit në rrjetet e saj sociale. Një ndarje që duket e pashmangshme.
Pa thënë asgjë, Joana Sanz i ka thënë të gjitha me një veprim të vetëm, Modelja nga Ishujt Kanarie ka fshirë të gjitha fotot që ka me Dani Alves, madje edhe ato të ditës së dasmës.
Një javë e gjysmë pas arrestimit të lojtarit brazilian, Joana nuk dëshiron që në profilin e saj të ketë asnjë foto të ish-lojtarit të Barcelonës. Gjithçka duket se tregon një ndarje totale, si dhe disa deklarata të ardhshme nga modelja.
Megjithatë, përveç gjithçkaje që ka ndodhur me Dani Alves, Joana Sanz nuk po kalon momentin e saj më të mirë personal. Nëna e modeles u nda nga jeta pak ditë më parë pasi u përball me një sëmundje të rëndë.
Pak orë pasi humbi nënën e saj dhe gjithashtu shoqërinë e bashkëshortit të saj aktual, modelja postoi një histori në Instagram me një mesazh të qartë.
“Zemra ime, të lutem mund ta durosh kaq shumë dhimbje?”
Ndjekësit e saj e interpretuan atë si një mesazh për Dani Alves. Megjithatë, gjithçka tregon se është një mesazh për veten dhe zemrën e saj, e cila shpreson se do të mund të përballojë një humbje po aq të rëndësishme sa ajo e nënës së saj.
Top Channel