Foto ilustruese

Shtatë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë u hetuan në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Pas veprave kriminale që kanë kryer policia ka arrestuar:

-26-vjeçarin me iniciale A. B., banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. I riu në bashkëpunim me Sh. K. 42 vjeç dhe G. M. 21 vjeç (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia), në datën 06.12.2020, në fshatin Gradishtë të Divjakës, kanë tentuar të marrin me forcë në automjet 33-vjeçarin J. Ll.;

-62-vjeçari S. B., banues në Radostinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, gjithashtu biznesit i mungonte licenca;

-31-vjeçarja P. I., banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet në çantë një armë e ftohtë (shkop hekuri);

-44-vjeçari A. K., banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur;

-27-vjeçari me A. S., banues në Poçem të Mallakastrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;

-29-vjeçari me iniciale A. K., banues në Fier dhe 53-vjeçari Xh. H., banues në Lushnjë, pasi drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Hetimi në gjendje të lirë nisi për:

-28-vjeçarin R. Sh., banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë;

-24-vjeçari E. V., banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford”, në pronësi të një biznesi me përfaqësues E. V., janë gjetur dhe sekuestruar produkte farmaceutike pa faturën tatimore.

-N. H. 65 vjeç, pasi ka ndërtuar pa leje në pronën e vëllait të tij.

-H. L. 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe goditur me grushte një person.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel