Mjeku Isuf Kalo është përcjellë sot për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes në Luzat të Tepelenës, sipas amanetit që kishte lënë pak ditë më parë për të afërmit.

Fillimisht mjeku i njohur është nderuar me homazhe në pallatin e kulturës në Tepelenë nga miq, familjarë dhe banorë të zonës. Ndarja nga jeta e Isuf Kalos është cilësuar si një humbje e madhe për mjekësinë dhe lëvizjen qytetare shqiptare.

Kalo një nga themeluesit e endokrinologjisë shqiptare u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Kalo është botuesi i disa librave dhe një zë i njohur i shkencës edhe në diabetologji. Ai pati gjatë gjithë jetës një raport të veçantë me vendlindjen.

Isuf Kalo ishte i vetmi mjek shqiptar që mbajti një pozicion të lartë në OBSH ndërsa gjatë pandemisë ishte një prej zërave kryesorë të publicistikës mjekësore me një kontribut të veçantë sa i përket qëndrimeve mbi rikonceptimin e sistemit shëndetsor për të përballur situata të tilla si pandemia e Covid 19.

Top Channel