Vrau bashkëshorten dhe të vëllanë, autori telefonoi fëmijët menjëherë pas ngjarjes: Vrava mamanë…

27/01/2023 16:20
Foto ilustruese

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Gramsh pak më parë, ku humbën jetën dy persona.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori Xhevit Sinani  menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka telefonuar fëmijët të cilët i ka informuar nëlidhje me ngjarjen.

Sinani ka vrarë të shoqen në shtëpi ndërsa vetëm disa minuta më pas, në vreshtin e rrushit, rreth një kilometër larg shtëpisë ka vrarë dhe të vëllanë.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa dihet se vetëm pak minuta më parë Sinani është arrestuar nga uniformat blu.

Top Channel