Një vajzë 5-vjeçare peshon 45 kilogramë pasi vuan nga një sëmundje e rrallë që e bën të dëshirojë gjithnjë e më shumë ushqim.

Nëna e saj 25-vjeçare, Holly Williams nga Mbretëria e Bashkuar, vendosi të marrë një zgjidhje drastike duke vendosur një derë të veçantë në kuzhinë, në mënyrë që e vogla Harlow të mos ketë akses të lehtë në ushqim.

Harlow vuan nga sindroma Prader-Willi dhe i mungon kromozomi 15, i cili është përgjegjës për kontrollin e urisë. Prandaj, Harlow është vazhdimisht e uritur dhe gjithmonë dëshiron të hajë.

Dera speciale në kuzhinë ndihmon që Harlow të mos hyjë në dollapët për të kërkuar ushqim. Në të ardhmen do të më duhet të marr masa të mëtejshme.

Në vetëm 6 muajsh, Harlow u diagnostikua me sindromën, për të cilën nëna e saj nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Sindroma Prader-Willi është një çrregullim i rrallë gjenetik dhe shumë nga ndërlikimet e sëmundjes janë për shkak të obezitetit. Sindroma vonoi aftësinë e Harlow për të bërë shumë gjëra. Ajo fillimisht nuk mund ta mbante kokën lart deri në moshën 8 muajshe dhe nuk ecte deri në moshën 2 vjeçe e gjysëm.

Nëna e saj thotë:

Ne e dinim se diçka nuk shkonte kur lindi Harlow. Ajo ishte shumë letargjike, nuk kishte forcë, nuk qante dhe nuk ushqehej siç duhet. Harlow është mbipeshë tani, kështu që unë duhet të jem e rreptë me të dhe t’i them se nuk mund të hajë ushqim shtesë pasi ka ngrënë një vakt. Unë sigurohem që ajo të ketë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Çrregullimi i vogëlushes po i frikëson prindërit vazhdimisht për jetën e saj.

Top Channel