Uljet e temperaturave në minus 5 gradë janë shoqëruar me reshje bore gjatë natës dhe ditës së sotme.\ në Bulqizë.

Ndërkohë reshjet e dëborës  janë shoqëruar me ngrica në rrugët nacionale dhe ato rurale duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë në drejtim të Tiranës ka vijuar kriposja e rrugës nga ana e firmës kontraktore. Vështirësi në qarkullim ka edhe në rrugën e Arbrit në bypass-in në Qafë Murriz.

Vështirësi në qarkullim ka edhe rrugët e minierave ku transportohen minatorët e  Zonës D të Bulqizës si dhe tek minierat e Martaneshit dhe Tërnovës ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave  ka edhe në rrugët ruale të njësive administrative në Ostren, Trebisht, Martanesh si dhe rrugët e disa  fshatrave të njësive  të Zerqanit dhe Fushë Bulqizë.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet është 3 cm, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zeqan dhe Fushë Bulqizë trashësia e dëborës vijon nga 5 centimetra deri në 25 centimetra.

Top Channel