Uljet e temperaturave në minus 5 gradë janë shoqëruar me reshje bore gjatë natës dhe ditës së sotme.\ në Bulqizë.
Ndërkohë reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica në rrugët nacionale dhe ato rurale duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë në drejtim të Tiranës ka vijuar kriposja e rrugës nga ana e firmës kontraktore. Vështirësi në qarkullim ka edhe në rrugën e Arbrit në bypass-in në Qafë Murriz.
Vështirësi në qarkullim ka edhe rrugët e minierave ku transportohen minatorët e Zonës D të Bulqizës si dhe tek minierat e Martaneshit dhe Tërnovës ku kalimi bëhet me zinxhirë.
Vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave ka edhe në rrugët ruale të njësive administrative në Ostren, Trebisht, Martanesh si dhe rrugët e disa fshatrave të njësive të Zerqanit dhe Fushë Bulqizë.
Aktualisht trashësia e dëborës në qytet është 3 cm, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zeqan dhe Fushë Bulqizë trashësia e dëborës vijon nga 5 centimetra deri në 25 centimetra.
Top Channel