Regé-Jean Page është mashkulli më i pashëm në botë, pasi simetria e fytyrës së tij i përafrohet përsosshmërisë.
Kirurgu plastik britanik Dr. Julian De Silva ka përdorur softuer dixhital të hartës së fytyrës për të përcaktuar se simetrika e 34-vjeçarit është 93,65%.
De Silva shpalli edhe renditjen e mbetur, ku vendin e dytë e zuri Chris Hemsworth , i cili u rendit i dyti me 93,53%, më pas vendin e zuri Michael Jordan me 93,46% perfeksion në fytyrë.
Page është një aktor britanik, i njohur më shumë për rolin e tij të parë në serinë e dramës Bridgerton në Netflix. Ai gjithashtu ka luajtur një rol dytësor në filmin aksion The Grey Man në Netflix.
Aktori u kthye në Londër aty ku nisi shkollën e mesme për aktrim, por më shumë si një hobi. Më pas ai zhvilloi disa audicione, ku dhe u pranua në Qendra e Dramës në Londër.
Roli i parë në aktrim i përket vitit 2001 në një serial, e më pas ka zhvilluar episode programesh në televizionet britanike. Në vitin 2013 aktori pati role në produksione teatrale.
Top Channel