Foto ilustruese

Një 29-vjecar është plagosur me thikë rreth orës 02:10 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Olgen Duka  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.

Top Channel