Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë, pasi është konstatuar duke lëvizur me armë me vete.

Xh. P., 60-vjeç banues në fshatin Palaq, Vorë u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Agimi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues Xh. P.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Top Channel