Trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi është gjetur këtë mëngjes.

78- vjeçari rezultonte i humbur prej dy ditësh teksa kishte shkuar për të peshkuar në Seman.

Denoncimi për humbjen e tij u krye nga familjaret ne sallën operative te Policisë Fier. Ka qene djali i të moshuarit Altin Xhoxhi , ai i cili ditën e djeshme në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të babait të tij.

Pas ndërhyrjes sëe Policisë Kufitare kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, por pa rezultat.

Trupi i pajetë i te moshuarit Nasi Xhoxhi është gjetur nga familjarët rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm 500 metra larg bregut.

Top Channel