Zona Krastë – Verjon në qytetin e Krujës është shpallë peizazh i mbrojtur që në vitin 2018.
Në vitin 2019 Ministria e Mjedisit ndalon aktivitin e grurorëve dhe furrave të gëlqeres në ketë zonë, me qëllimin e vetëm për të të mbrojtur zonën e mbrojtur . Por emisioni investigativ Fiks Fare, zbulon se prej 4 vitesh ky aktivitet edhe pse i paligjshëm nuk është ndërprerë për asnjë ditë.
Por pas denoncimit në Fiks Fare, policia e shtetit me operacionin e koduar “ Mjedisi”, ka vendosur të çojë para drejtësisë administratorët e guroreve që ushtronin aktivitetin e tyre në një zonë të mbrojtur.
34-vjeçari i identifikuar si Durim Priska është arrestuar nga policia pasi nxirrte inerte në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon . Më herët, gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në territor, është arrestuar në flagrancë administratori i një guroreje që nuk dispononte asnjë dokument, si dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, administratorë të 6 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.
Materialet iu kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Krujës për veprat penale: “ Shpërdorim i Tokës”, “ Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”, “ Prerja e paligjshme e pyjeve, si dhe “ Transporti i mbetjeve toksike. “
Por kërcënimi i kësaj zone nuk janë vetëm guroret, por edhe furrat e gëlqeres, zjarri I të cilave ndizet me gomat e makinave.
Përveç guroreve dhe gropave të gëlqeres, këto aktivitete të paligjshme zonë e mbrojtur gjithashtu e kanë shndërruar zonën e mbrojtur në një zonë mbetjesh urbane.
“Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Mjedisi”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në drejtim të përdorimit dhe shfrytëzimit të guroreve, shkak për ndotje të mjedisit dhe për shpërdorim të tokës. Arrestohet në flagrancë administratori i një guroreje, pasi ushtronte aktivitetin e nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore, pa asnjë dokumentacion.
Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në territor, është arrestuar në flagrancë administratori i një guroreje që nuk dispononte asnjë dokument, si dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, administratorë të 6 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, mbështetur dhe nga FNSH Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve gurore që ushtrojnë këtë veprimtari, në kundërshtim me ligjin, duke ndotur ajrin dhe duke shpërdoruar tokën, kanë organizuar dhe zhvilluar fazën e tretë të operacionit policior të koduar “Mjedisi”.
Në kuadër të fazës së tretë të operacionit, në datën 26.01.2023, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin gurore që ai administronte, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte e gurore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“, “Transportimi i mbetjeve toksike” dhe “Prerja e drurëve dekoratovë e frutorë”.
Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore”, sipas policisë.
Top Channel