Fibank Group është investitori më i madh Bullgar në Shqipëri, një bankë europiane me 30 vjet përvojë që operon si një lojtar i rëndësishëm financiar në Bullgari, Maqedoni, Qipro, Shqipëri si edhe në Holandë.

Fibank është banka më e madhe me pronësi Bullgare dhe një nga bankat më të mëdha në Bullgari me aktive totale prej rreth 7 miliardë euro. Gjatë gjithë viteve, profili i saj i biznesit ka arritur zhvillime pozitive, rritje të vazhdueshme, shërbim cilësor ndaj klientit dhe gjatë vitit 2022 ka qenë ndër bankat digjitale më të mira në Europë.

Fibank është një nga Grupet Bankare Europiane që operon në sistemin bankar shqiptar. Është një nga bankat me rritjen më të shpejtë në vend me tregues financiarë mbresëlënës dhe po forcon vazhdimisht pozicionin e saj nëpërmjet arritjeve të vazhdueshme në zhvillimin e biznesit.

Fibank është një bankë inovative, e orientuar drejt klientit, që ofron produkte dhe shërbime të shkëlqyera për klientët e saj, duke siguruar karriera të shkëlqyera për punonjësit e saj dhe duke kontribuar në komunitet. Duke qenë pjesë e Bashkimit Europian të Bankave, Fibank përpiqet të zbatojë praktikat më efikase në industri, duke forcuar pozicionin e saj në treg dhe duke bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur ofertat më të mira për klientët ekzistues dhe të rinj.

 

Top Channel