Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Krujë, ku një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Policia bën me dije se shtetasja F. S., rreth 45 vjeçe, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin V. B., 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel