Ekziston një restorant që këtë vit feston 298 vite aktivitet dhe njihet si restoranti më i vjetër në botë dhe është ende në funksion, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Sobrino de Botin është një restorant në Madrid, i themeluar në 1725 nga Cándido Remis.
Rekordet Botërore Guinness e njohin Sobrino de Botin si restorantin më të vjetër në botë. Restoranti është i famshëm për historinë e tij dhe atmosferën komode, me mure të mbuluara me fotografi dhe kujtime që datojnë shekuj më parë.
Kuzhina e restorantit është e famshme për specialitetet e saj të mishit të derrit të pjekur në skarë, duke përfshirë edhe cochinillo asado (derr i pjekur). Sobrino de Botin drejtohet nga brezi i katërt i familjes González, trashëgimtar i familjes.
Restoranti ruan ende furrën origjinale me dru. Shumë shkrimtarë të famshëm kanë shkruar për Sobrino de Botin: Galdós (Fortunata y Jacinta, Misericordia), Hemingway (Fiesta), Graham Greene (Monseñor Quijote), Gómez de la Serna (Greguerías) ose, aktualisht, María Dueñas ( El tiempo entre costuras).
Top Channel