Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë mbrëmje, pasi u përplas nga një makinë në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit, rreth orës 19:00.

35-vjeçari me iniciale E.H. ka goditur shtetasin me iniciale T.K. dhe është larguar nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmën e parë. Disa minuta më vonë, 35-vjeçari është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

Top Channel