Kuvendi “dëbon” Berishën! Incidentet gjatë seancës, përjashtohet për disa seanca ish-Kryeministri

26/01/2023 11:44

Kuvendi nisi punimet me tone të qeta duke përkujtuar viktimat e Holokaustit  por u rikthye kaosi seancave të mëparshme.

Protagonisti ishte Sali Berisha duke bllokuar foltoren e kuvendit me ngulmimin se kryeministri Edi Rama duhet të jepte llogari në kuvend pas ngritjes të akuzave në SHBA ndaj ish drejtorit të kundra-zbulimit të FBI si i përfshirë në korrupsion përmes pagesës të bërë nga shqiptari Agron Neza.

Kërkesa e Berishës me firmat e 16 deputetëve të PD ku kërkohej ndryshimi rendit të ditës dhe kryeministri të vinte në kuvend u rrëzua.

“Shqipëria gjendet në syrin  e ciklonit qe do poshtëronte çdo vend të madh…. Rama dhe ministrat kanë korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së.”- tha Berisha.

Pas ndërprerjes së fjalës dhe përjashtim nga seanca të Berishës,  deputetët e tjerë të PD nisën të godasin tavolinat  e vijuar kaosin. Edhe Enkelejd Alibeaj iu bashkua kërkesës së Berishës.

 “Ai njeri që është strumbullari një skandali korruptiv duhet të vijë këtu.”- tha Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist akuzave të Berishës i dha këtë përgjigje.

“Kjo është një farsë politiko mediatike për ta shmangur vëmendjen nga hetimet për paratë rusë në pd dhe 21 janarin.”- tha Taulant Balla.

Edhe deputeti Gazment Bardhi, tentoi të mos mbetej jashtë kaosit të sotëm parlamentar.

Nga jashtë sallës së Kuvendit, Taulant Balla renditi edhe një tjetër arsye për shpërthimin e Berishës në kuvend.

“Berishës sa herë i preken interesat familjare, sot djali Sali Berishës në SPAK për Gërdecin. Gjithë kjo dhunë është derivat i kësaj.”- tha Balla.

Pas përjashtimit të Berishës nga seanca plenare partia demokratike kërkoi shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla

 

FOTO GALERI
2/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA