Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbrojtur që në korrik të vitit 2018.

Duke u pasuar nga vendime të tjera që pengonin punën e guroreve dhe furrave të gëlqeres në këtë zonë, të cilat e shkatërrojnë atë çdo ditë.

Por vendimet kanë mbetur vetëm në letër. Masakra mjedisore vazhdon edhe pse leja e tyre e shfrytëzimit u është pezulluar.

Fiksi solli pamje të zonës që faktojnë katastrofën mjedisore. Guroret vazhdojnë të punojnë . Zona vazhdon të shfrytëzohet, ndërsa shiritat e policisë hiqen dhe vendosen nga pronarët e firmave.

Fiksi solli pamje të guroreve në të cilat vazhdon puna dhe pse ishin ndaluar të punonin që në vitin 2019.
Gazetarët e Fiksit takuan punëtorë dhe administratorë të tyre të cilët pohojnë që po punojnë edhe pse në dijeni se shumica e tyre u ishte pezulluar aktiviteti.

Fiksi ndaloi të firma “Priska” shpk dhe “Makareshi” shpk të dyja këto gurore dhe pika inertesh janë bllokuar që në vitin 2019, por puna vazhdon. Si të mos mjaftonte kjo gazetarët e Fiksit arritën të xhironin sesi i hiqnin shiritat e vendosur nga policia dhe i rivendosnin, pasi kishin mbaruar ditën e punës e largoheshin. Duke bërë një tjetër shkelje të rëndë ligjore.

Por përveç guroreve , furrat e gëlqereve dhe djegia e gomave vazhdojnë në mes të ditës në zonë të mbrojtur. Punëtorët që punojnë në këto furra kur takojnë gazetarët pretendojnë se nuk i njohin pronarët e tyre, dhe se janë aty për herë të parë.

Çdo që bëhet në ditën me diell dhe tymi i furrave dallohet që larg, në mes të zonës së mbrojtur.
Por jo vetëm aq, gazetarët e Fiksit faktuan se një tjerë masakër mjedisore zhvillohej në këto zona të mbrojtura. Aty depozitoheshin mbetjet urbane. Gazetarët xhiruan dhjetra grumbuj mbetjesh në gjithë gjatësinë e rrugës, nga guroret deri te furrat e gëlqeres. Ndërkohë që gazetarët xhironin, një kamion që duhet të shkarkonte këto mbetje kthehet pa u shkarkuar.

Institucionet shtetërore mesa duket janë mjaftuar me shkresa. Agjencia Kombëtare e Mjedisit në një përgjigje zyrtare për emisionin investigativ u zotua se guroret në zonën e mbrojtur janë mbyllur.
Duke treguar edhe emrat e tyre, por e kundërta ndodh në realitet, subjektet punojnë.
Ndërkohë Bashkia Krujë qëndron e pashqetësuar, ajo nuk kthen asnjë përgjigje për pyetjet e nisura nga Fiksi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel