Kundër koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë, vendosen përpara Kryeministrisë 

25/01/2023 11:21

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë përpara Kyeministrisë, duke kundërshtuar koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata u afruan këtë të mërkurë pranë zyrës së kryeministrit që t’iu dëgjohet zëri, pasi pretendojnë se po u grabiten tokat.

Banorët e Berxullës edhe pse të vetëm janë të vendosur se nuk do t’i japin pronat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut.

Rruga Thumanë-Kashar e dhënë me koncesion po ndërtohet duke zaptuar tokat e banorëve, pasi loti që kalon në fshatin Bërxullë ka nisur të ndërtohet pjesërisht, duke qenë se ka hasur kundërshtinë e banorëve.

Top Channel