Java e Modës në Paris ndërthuri stile të ndryshme veshjesh, të cilat shoqëroheshin me detaje të veçanta.

Stilistë të ndryshëm dhe markat më të njohura botërore, zbuluan trendet e pranverë/verë 2023. Modelet ekspozuan veshjet ekstravagante, të shoqëruara me modele flokësh dhe make-up të rënduar, dukem u përshtatur në stil.

Pasarelat qëndruan në vëmendjen e të ftuarve nga bota e modës ose jo. Për të bërë sa më shumë bujë stilistët rrezikuan në detaje, të cilat e bënin koleksionin më të veçantë.

Këtu përfshinin kokat false të luanit, leopardit edhe ujkut, një detaj i cili bënte diferencën.

Për sa i përket paraqitjeve më specifike, kësaj radhe mbizotëruan reperja Doja Cat dhe sipërmarrësja Kylie Jener. Reperja amerikane Doja Cat shpenzoi 5 orë e ulur në karrigen e grimit teksa u mbulua me 30,000 kristale svarofski nga koka te këmbët Javës së Modës në Paris.

Ndërsa Kylie veshi një nga stilimet me kokë luani, e cila po ashtu bëri shumë bujë.

Top Channel