Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur pak më parë pranë Urës së Cenit në Lezhë, ku një furgon ka rënë në kanal për shkak të pakujdesisë së shoferit.

Ngjarja është regjistruar pak më parë pranë tregut të Lezhës dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte harruar të vendoste mjetin në frena, e si pasojë ka rrëshqitur duke rënë në ujë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi në momentin e aksidentit, furgoni ishte i parkuar në afërsi të tregut ku parkojnë mjetet e transportit publik.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga uji.

Top Channel