Një aks rrugor 60 metra ka rrëshqitur në zonën midis fshatit Plloç dhe Sevatser, pjesë e bashkisë Selenicë.

Prej ditës së djeshme për shkak të reshjeve të dendura, është dëmtuar duke rrezikuar edhe automjetet që kanë kaluar.

Është i kalueshëm vetëm për makinat e vogla, vetëm në një krah, pasi rruga është e ngushtë dhe rrezikon të shembet.

Aktualisht janë duke u vendosur piketat nga punonjësit e rrugës, ndërsa një inxhinieri I ARRSH-së ndodhet në vendngjarje.

Top Channel