Princesha Eugenie është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin e bukur e bëri vetëm me dijë Princesha përmes një postimi në rrjete sociale ku tha se një anëtar i ri do t’i shtohet familjes mbretërore këtë verë.
“Ne jemi shumë të emocionuar të ndajmë se një anëtar i ri i shtohet familjes sonë këtë verë”- shkroi Princesha Eugenie bashkangjitur me një foto të djalit të saj, August, duke e puthur barkun e saj.
“Familja është e lumtur dhe Augusti mezi pret të bëhet një vëlla i madh”, tha Buckingham Palace, ndërsa ende nuk është zbuluar gjinia e foshnjës.
Fëmija i dytë i Eugenie do të jetë i 13-ti në radhën e fronit britanik. Foshnja e re do të jetë një vend pas vëllait më të madh në linjën e pasardhësve dhe një vend përpara Princit Eduard, vëllait më të vogël të Mbretit.
Eugenie u martua me Jack Brooksbank në 2018 dhe janë prindër të një djali, August Philip Haëke Brooksbank.
Ajo është vajza e Princit Andreë dhe Sarës, Dukeshës së York-ut, dhe mbesa e mbretëreshës së ndjerë.
Top Channel