Ftesë në 5 /“Gratë shtatzënë 30 vjeç janë plaka”, gjinekologu përballë Arbës: U ofendova, s’ jemi vetëm për riprodhim!

24/01/2023 18:40

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua deklarata e bujshme e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili para pak kohësh i quajti plaka gratë që ngelin shtatzënë në moshën 30 vjeçare.

Ai u përball në studio me disa të ftuara, të cilat nuk ishin dakord me përcaktimin “plaka”. Arba Gramo u shpreh se ishte ndjerë e ofenduar nga fakti që doktori e lidhte figurën e gruas vetëm me riprodhimin.

Ajo ia shprehu në sy, ndërsa Balili theksoi se riprodhimi është tregues i një shëndeti të mirë. Si përfundim doktori sugjeroi që shtatzënia është mirë të nis ënga mosha 19 vjeçare deri në fillim të të 30-ave.

Isida Mollaymeri ra dakord në këtë pikë me doktorin dhe rrëfeu se vetë ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre.

Top Channel