Top Channel ka siguruar pamjet nga aksidentit të trefishtë që ndodhi këtë të hënë pasdite në Lezhë.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një makinë vjen me shpejtësi dhe në një kryqëzim përplas një mjet në lëvizje dhe një tjetër të ndaluar aty pranë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Gurra” të qytetit. Njëra nga automjetet ka ndaluar dhe në momentin kur brenda saj ka hyrë shoferi dhe pasagjerja, janë goditur nga pas.

Gruaja që po hynte në anën e pasagjerit ka rënë në tokë, makina është përmbysur dhe shoferi, shtetasi me inicialet B.M. ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.

Top Channel