Politika të qëndrueshme për mjekët, Manastirliu: Rritje page dhe praktika të dyfishta përmes autonomisë spitalore

23/01/2023 17:40

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për ta bërë sa më atraktiv punësimin e mjekëve në Shqipëri.

Tiranë 23 Janar- “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndërton politika të qëndrueshme për ta bëtë sa më atraktiv punësimin e mjekëve dhe mbajtjen e mjekëve në Shqipëri” – Deklarat u bë nga Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi të zhvilluar sot me mjekët specialistë që janë në përfundim të ciklit afatgjatë të specializimeve në Mjekësi.

“Ne do të vijojmë të punojmë jo vetëm për përmirësimin e kushteve të punës por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi mbulim sa më të mirë me mjekë specialistë në të gjithë vendin.

Por nga ana tjetër, edhe në kuadër të sfidës së madhe të mobilitetit të mjekëve, ne do të vijojmë që të ndërtojmë politika të qendrueshme, politika që kanë të bëjnë jo vetëm me mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, por edhe me programe të cilat mundësojnë që mjekë të cilët janë në vende të tjera dhe kanë vajtur të specializohen apo duan që të kthehen, të gjejnë në Shqipëri një mjedis atraktiv punësimi”- tha Manastirliu

Duke folur për incentivat që krijohen përmes autonomisë spitalore, Ministrja Manastirliu tha:

“Sfida me autonominë spitalore është padyshim një sfidë që lidhet me spitalet rajonale, përveçse me spitalet universitare, e cila do të krijojë mundësinë që të kenë një autonomi spitali edhe për burimet njerëzore, pra autonomia menaxheriale e krijon këtë mundësi, për të pasur më shumë incentiva finaciare, për të pasur më shumë mbështetje financiare, bazuar mbi performancën e punës së mjekëve në sistemin shëndetësor publik, por edhe mundësi të reja që ne duam të krijojmë pikërisht në sistemin shëndetësor publik, në atë spitalor specifikisht, me përfshirjen e modelit të autonomisë spitalore në strukturat tona”- tha Manastirliu

Përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë në Mjekësi rreth 190 mjekë specalistë, nga të cilët rreth 70 kanë kontratë me MSHMS për t’u punësuar në spitalet ku ka nevoja për mjekë specialistë. Që prej vitit 2014, çdo vit janë hapur specializimet në Mjekësi dhe janë mbi 2 mijë kuota të cilat kanë filluar dhe janë në proces specializimi. Më shumë se 400 mjekë specialistë janë punësuar në spitale universitare, rajonale apo bashkiake duke i ofruar qytetarëve shërbime afër vendbanimit.

MSHMS së bashku me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, gjithashtu edhe me Fakultetin e Mjekësisë këtë vit do të hapin mbi 300 kuota specializimesh, ku rreth 100 prej tyre do të jenë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas planit për të patur mjekë specialistë në të gjithë spitalet e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA