Vatër e re zjarri gjatë mesnatës në fshatin Gjyralë të Cërrikut, flakët përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi Shumica socialiste nuk ka humbur kohë pas publikimit nga gazetari Artan Hoxha në emisionin “Zona Zero”, të një regjistrimi audio, me radio marrëse e dhënëse, mes ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij në 21 janar 2011 ku u vranë katër protestues.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se në emër të qeverisë është dorëzuar në prokurori, një padi bazuar në këtë provë të re.
Mesditën e të hënës prokuroria e Tiranës shpjegoi se çfarë do të bëjë me këtë provë të re.
“Do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit Artan Hoxha (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”.

Prokuroria e Tiranës tregon edhe për ecurinë e deritanishme të hetime për 21 janarin.
“Nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosur shtetasit Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”.
Ndërkohë, policia e ka thirrur Gazetarin Arta Hoxhan për ta pyetur në lidhje me rrethanat e provës së re që ka gjetur.
Sali Berisha, i vënë nën akuzë përsëri nga socialistët për provën e re, ku urdhërohet hapje zjarr ndaj protestuesve bëri këtë koment.
Të vetmit të dënuar për katër vrasjet në bulevard, 12 vite më parë janë ish komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg.
Top Channel