Makina aksidenton për vdekje 20-vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja

23/01/2023 22:28

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 20-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në unazën e qytetit. Pasi përplasi të riun, autori është larguar nga vendngjarja. 20-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aksi Elbasan-Librazhd është shndërruar shpesh në rrugën e vdekjes për këmbësorët, që nuk kanë mundësi tjetër për të hyrë në lagjen Krastë të qytetit të Elbasanit.

Disa muaj më parë, si zgjidhje për shmangien e aksidenteve, ARRSH vendosi një tra, që banorët pasi protestuan në rrugë, e hoqën në pamundësi të rrugëve alternative.

 

Njoftimi policisë: 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA