Kylie Jenner më në fund zbuloi emrin e djalit të saj, pak para ditëlindjes së tij të parë.

Çifti Jenner dhe Travis Scott e quajtën djalin e tyre të vogël Aire, e cila sipas ndjekësve shqiptohet “ajër” si miliarderët.

Shkurtin e kaluar, sipërmarrësja njoftoi se ajo dhe Scott e kishin quajtur djalin e tyre “Wolf Webster”, por më vonë iu ndryshua sepse emri nuk i përshtatej atij.

Ky lajm u zbulua në emisionin e familjes Hulu, teksa Kylie Jenner i tha mamasë së saj:

“Ne me të vërtetë nuk kishim një emër. Menduam se do të na vinte kur ta shihnim atë, por nuk ndodhi”.

Top Channel