Doja Cat shpenzoi 5 orë e ulur në karrigen e grimit teksa u mbulua me 30,000 kristale Swarovski nga koka te këmbët për shfaqjen Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris.
Këngëtarja, 27 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me bojën e kuqe të trupit nga koka te këmbët dhe kompletoi pamjen e guximshme duke e mbuluar trupin e saj me 30,000 kristale Swarovski.
Veshja, e cila u deshën pesë orë për t’u përsosur, përmbante gjithashtu një korse prej sateni të kuq së bashku me një fund të bukur me rruaza dhe çizme deri tek gjuri.
Artisti i grimit Pat McGrath tha për Vogue: “Bashkëpunimi me Doja Cat të pakrahasueshëm të talentuar dhe Daniel Roseberry ishte një kënaqësi absolute”.
“Durimi dhe përkushtimi i saj ndërsa ajo u ul me ekipin Pat McGrath dhe unë për katër orë e 58 minuta për të arritur krijimin, të mbuluar me mbi 30,000 kristale Swarovski të aplikuara me dorë, ishte vërtet frymëzuese”, shtoi ai.
Top Channel