28/12 17:06
Interi po përballet me Empolin në “San Siro”, sfida e fundit e fazës së parë në Serie A. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërkohë që zikaltrit mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 40’.
Kapiteni doli nga fusha pas dy kartonëve të verdhë. Të parin e mori në minutën e 25’, ndërsa të dytin pesë minuta përpara mbylljes së fraksionit të parë të sfidës. Kryesori i tregoi të kuqin, ndërkohë që sllovaku protestoi ashpër.
Kristjan Asllani ndodhet në stol dhe shpreson të përfitojë disa minuta aktivizim përballë ish-skuadrës, ndërkohë që në krahun tjetër e ka filluar si titullar Nedim Bajrami.
Top Channel