“Ishte e stepur”/ Gidelda dhe Remili sërish në takim, dyshja drejt “krisjes” së marrëdhënies

23/01/2023 19:14

Gidelda dhe Remili zhvilluan sërish një takim, por kësaj radhe dyshja nuk diskutuan shumë qetë.

Kësaj radhe konkurrentja ishte më e ftohtë në takim, gjë e cila u vu re nga personi përballë.

Remili iu drejtua duke i vënë në dukje se çfarë i ka ndodhur që nuk është si në takimin e parë, duke lënë të nënkuptohej nëse është ndikuar nga debatet.

“Nuk e di por ishte e stepur, nuk ishte si në takimin e parë”, u shpreh Remili.

Por ajo u shpreh se e gjithë kjo situatë nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur në studio por me disa arsye të tjera.

“Nuk ka lidhje me vajzën e re dhe asgjë tjetër. Nuk ka lidhje fare me ty . Kisha disa arsye të tjera”, iu përgjigj Giselda.

Top Channel