Homazhe për Lisa Marie Presley/ Yjet nderojnë këngëtaren e ndjerë, vajzën e Elvis Presley (foto)

23/01/2023 10:14

Homazhe përkujtimore publike janë mbajtur për Lisa Marie Presley pas vdekjes së saj në moshën 54-vjeçare.

Fytyra të famshme, përfshirë Dukeshën e Jorkut, morën pjesë në shërbimin, i cili u zhvillua në rezidencën e babait të saj Graceland në Memphis, Tennessee të dielën.

Këngëtarja amerikane, e cila ishte fëmija i vetëm i Elvis Presley, vdiq më 12 janar, disa orë pasi u dërgua në spital. Lisa Marie është varrosur në Graceland pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vdiq në vitin 2020.

Artistë të tillë si Alanis Morissette e cila dha një interpretim emocional të këngës së saj Rest, këngëtari i Guns N’ Roses, Axl Rose, i cili performoi këngën e grupit November Rain dhe Billy Corgan këndoi To Sheila nga The Smashing Pumpkins, teksa iu bashkuan fëmijëve të saj, si dhe të tjerëve, duke përfshirë Sarah Ferguson, Dukeshën e York-ut dhe ish-kryebashkiakun e Memphis-it, për të nderuar Lisa Marie.

Turmat e vajtuesve u fotografuan duke mbajtur fotografitë e Lisa Marie pasi publiku u ftua të merrnin pjesë.

Nëna e saj, Priscilla Presley lexoi një poezi të shkruar nga mbesa e saj Harper – një nga tre vajzat e Lisa Marie,  e cila thoshte: “Mamaja ishte ikona ime, modeli im, superheroi im.”

Elvis dhe anëtarët e tjerë të familjes Presley janë varrosur gjithashtu në Graceland.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel