Drejtuesve të Everton iu “sos” durimi, shkarkohet trajneri Lampard

23/01/2023 17:30

Frank Lampard e mbyll aventurën në krye të Everton aty ku u emërua në 31 janar të vitit 2022.

Rezultatet e dobëta të këtij sezoni (11 humbje në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet) me skuadrën që renditet në vendin e parafundit të Premier League, bëjnë që drejtuesit të marrin vendimin ekstrem për 44-vjeçarin.

Një tjetër aspekt që ndikoi drejtpërdrejt në shkarkimin e trajnerit është edhe fakti se Lampard pati përplasje me lojtarët teksa konflikti arriti pikën kulmore kur pas disfatës me Southampton, aty ku në dhomat e zhveshjes mesfushori Doucoure u kap fizikisht me teknikun.

Tashmë, drejtuesit e Everton janë të përqëndruar tek merkato pasi synohet me patjetër afrimi i një sulmuesi për të ndryshuar sadopak momentin negativ në kampionat teksa dëshira është transferimi i Arnaut Danjuma nga Villareal./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA