Moment i vështirë për Milanin. Katër ndeshje pa fitore mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës, ndërkohë që të martën kuqezinjtë i pret transferta e vështirë ndaj Lazios.
Tifozët presin reagimin dhe rikthimin e skuadrës te fitorja, ndërkohë që trajneri Stefano Pioli ka humbur shërbimet e kapitenit për duelin në “Olimpico”.
Theo Hernandez ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë i pranishëm në përballjen e rëndësishme kundër bardhekaltërve të Maurizio Sarrit.
Kjo do të jetë ndeshje e tretë që humbet mbrojtësi i majtë, i cili mungoi edhe në ndeshjet ndaj Empolit e Cremoneses. Pioli pritet t’i japë një fanellë titullari amerikanit Sergino Dest në linjën e majtë të mbrojtjes.
Milani renditet në vendin e dytë në Serie A. Kampionët në fuqi numërojnë 38 pikë, 12 më pak se Napoli kryesues që ka zhvilluar një takim më shumë.
Top Channel