Një aksident e trefishte ka ndodhur në hyrje të Lezhës në aksin e vjetër Lezhë Manati.

3 automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spitalin e Lezhës.

Një burrë rreth 55 vjeç ka marrë lëndime në fytyre ku po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë / Informacion paraprak

Në lagjen “Gurra” në qytet Lezhë, janë përplasur 3 automjete.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. M. i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel