Mykhailo Mudryk i mjaftuan pak minuta për të treguar se Chelsea ka kryer një përforcim shumë të mirë. 22-vjeçari ukrainas, i cili u transferua nga Shakhtar Donetsk te klubi londinez për 100 milionë € (70+30), debutoi me ekipin e ri në duelin Liverpool-Chelsea.
Sulmuesi u shfaq menjëherë protagonist duke shkaktuar panik në mbrojtjen e skuadrës së Jurgen Klopp. Kualiteti i tij befasoi edhe Rio Ferdinand, ish-mbrojtësin e njohur të Manchester United dhe kombëtares angleze, i cili nuk e kurseu ironinë për Arsenalin, që interesohej prej kohësh për Mudryk.
Në debutimin e tij, Mudryk tregoi se di të marrë vendimet e duhura gjatë ndeshjes, se ka posedim të mirë të topit, shpejtë dhe cilësi të shkëlqyera për një sulmues krahu. Dhe ishin vetëm minutat e tij të para pas kaq shumë kohësh! Tifozët e Chelsea do e shijojnë në maksimum futbollin e tij, ndërsa ata të Arsenalit do vijojnë të vrasin mendjen se si u shpëtoi nga duart.
Top Channel